Veliaj te ish-Tregu Elektrik: Këtë vit hapim dy shkolla të reja, Tirana gati kur të fillojë mësimi
  • 3 years ago
Bashkia e Tiranës thekson se po shfrytëzon muajt e verës për të ecur sa më shpejt me punimet në bllokun e banimit që kufizohet nga bulevardi ?Bajram Curri? dhe ?Petro N. Luarasi?, si edhe rrugët ?Taulantia? dhe ?Ali Demi?. Kjo lagje ndodhet në Njësinë 2 dhe prek një sipërfaqe banimi rreth 13 hektarë, ku mbizotërojnë banesat rezidenciale dhe pallatet.

?Po prekim masivisht një territor që ishte lënë pas dore për një kohë shumë të gjatë. Besoj se ka ardhur koha t?i themi mirë se vjen investimit të jashtëzakonshëm?, tha Veliaj. Ai bëri të ditur se pjesë e investimit është edhe ndërtimi i një pedonaleje. ?Kush nuk beson te krijimi i zonave pedonale, mjafton të shohë sheshin ?Skënderbej?, Bulevardin dhe sheshin ?Migjeni? në Kashar, Pazarin e Ri dhe zonat e qytetit që janë kthyer në pedonale: Sot janë si dita me natën?, u shpreh kryebashkiaku.Në inspektimin e punimeve për rikualifikimin urban të zonës në zonën e ish Tregut Elektrik, Veliaj tha se banorët e kanë kuptuar që lirimi i hapësirave bëhet për të zgjeruar trotuaret ku do të ecin nënat me karrocë, krijimin e mjediseve çlodhëse për të moshuarit dhe këndet e lodrave për fëmijët.

?Aty ku ka pasur bashkëpunim, pra kur dikush që ka ndërtuar një mur, një shtesë, një shkallë apo një rampë pa leje, e ka tërhequr për t?i hapur udhë investimit, puna ka ecur më shpejt. E ka kuptuar se trotuari bëhet që aty të ecë nëna e tij, babai i tij, motra e tij, fëmijët e tij?, tha kryetari i bashkisë. Ai falenderoi banorët bashkëpunues dhe ftoi atë pakicë të vogël të vazhdojë të jetë bashkëpunuese sepse investimi bëhet për të mirën e tyre. ?Ka 30 vite që kërkohet të bëhet ky investim, por ama kur vjen ndryshimi, duhet që të gjithë të ndryshojmë nga pak; pra nuk mund të ndryshojë vetëm fqinji, nëse nuk ndryshon edhe ti vetë?, theksoi Veliaj.
Recommended