Report TV -Rama inspekton punimet në Durrës: Shkolla e re do të jetë gati në 26 nëntor
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës për të parë nga afër punimet në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare "Neim Babameto". Shkolla u shemb nga tërmeti, por kreu i qeverisë premtoi se një vit pas ngjarjes tragjike, në 26 nëntor do të jetë gati për të pritur 1064 nxënës

"Me 26 nëntor do të hapet. Janë shkolla që do të bëhen të reja me laborator, me palestër, bibliotekë, gjithcka që i duhet një hapësirë mësimi, argëtimi dhe për komunitetin. Dhe objektivi është që kjo shkollë këtu që ishte shembulli më dramatik i dëmit që solli tërmeti i 26 nëntorit. Kështu do të bëhet edhe me shtëpitë, edhe banesat kolektive, këtë javë, që vjen mbyllet kontrata për fillimin e shtëpive individuale grupi parë jashtë territorit të bashkisë Tiranë.
Recommended