Report Tv-Gjiknuri inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës

  • 5 years ago
Damian Gjiknuri, ministri në detyrë  i Infrastrukturës dhe Energjisë bashkë me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan punimet që po kryhen në segmentin Tiranë-Qafë Kashar për ndërtimin e dy tombinove që zgjidhin problemin e përmbytjeve.

Ministri i infrastrukturës Gjiknuri u shpreh se kjo është ndërhyrja e parë serioze që po bëhet për sistemimin e një problemi që ka ekzistuar për shumë vite. Gjiknuri informoi se në segmentin nga Mbikalimi i Kasharit deri në Vorë do të bëhen ndërhyrje më pas për pastrimin e tombinove.

Pra merr zgjidhje çështja e përmbytjeve që ndodhnin në këtë zonë sa herë kishte reshje intensive të shiut. Me këtë investim ne evitojmë pjesën më të madhe të këtij problemi me të cilin qytetarët u ndeshen jo vetëm vjet por edhe më parë. Investimi është në kuadër të programit rehabilitues të rrugëve. Kërkojmë ndjesë për ndonjë pengesë që mund të krijohet gjatë këtyre ditëve në trafik pork jo është e domosdoshme për të evituar probleme edhe më të mëdha. Qytetarët duhet të na mirëkuptojnë në këtë rast. Vitin e fundit, programi i rehabilitimit të rrugëve ka qenë intensive dhe u bë e mundur të investohen mbi 25 milion euro. Një vlerë e cila nuk ishte menduar më parë për mirëmbajtjen e rrugëve. Produktet janë të prekshme, me sinjalistikën, riparimin e disa akseve kryesore. Edhe gjatë ditëve me reshje dëborë u vu re se programi i mirëmbajtjes po funksionon shumë mirë. Në total janë 250 kilometra ku është ndërhyrë për rehabilitim, rikonstruksion e rregullim shtresash asfaltike.

Damian Gjiknuri, Minstri i Infrastrukturës dhe Energjitikës

Recommended