Report TV -Aksident zinxhir në autostradën Tiranë Durrës dhe në Kavajë
  • 5 years ago
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Në këtë aksident janë përfshirë 6 makina. Fatmirësisht në këtë aksident nuk ka patur të plagosur por vetëm dëme materiale.

Në aksident janë përfshirë edhe dy makina luksoze dhe dëmi material është i konsiderueshëm. Shkak për këtë aksident dyshohet të ketë qënë lagështia në rrugë si dhe mos ruajtja e distancës nga makina në makinë.Ndërkohë një aksident tjetër ka ndodhur në Kavajë afër zonës së quajtur Bishti Zhurit. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet tip 'Mercedez Benz' dhe një automjet tjetër tip 'Vowlsvagen Cady'. Fatmirësisht as në këtë aksident nuk ka patur të lënduar.
Recommended