'Vuçiç dhe shiu' bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës, qytetarët zbresin nga makinat!

  • 4 years ago
TIRANE- Axhenda e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili viziton Shqipërinë ditën e sotme në kuadër të Samitit të Mini-Shengenit i cili mbahet në Tiranë këtë të shtunë, ka shtuar masat e sigurisë në autostradën Tiranë-Durrës, duke krijuar radhë të shumta automjeteshm ndërsa qytetarë kanë zgjedhur të zbresin nga makina të lodhur nga pritja. Gazetari i Report Tv Ilir Mati ka sjellë pamje nga austostrada ku duken automjetet e bllokuar, ndërkohë që shprehet se prej 20 minutash qëndron në radhë.

'Është bllokuar qarkullimi në kilometrin e 10 nga Durrësi për në Tiranë. Kam 20 minuta që rri aty pa lëvizur", thotë gazetari Ilir Mati.

Recommended