Report Tv-Vuçiç nuk prek Drenicën, shqiptarët bllokojnë rrugët, presidenti serb rikthehet
  • 6 years ago
KOSOVE - Nisi me tensione dita e dytë e vizitës së Aleksandar Vuçiç në Kosovë. Protestuesit nga Skënderaj bllokuan dy rrugë kryesore nga Mitrovica për në Skenderaj. Është fjala për bllokimin e rrugës në fshatin Runik dhe Vojtesh, për të mos lejuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në fshatin Banjë të rajonit të Drenicës. Më herët autoritetet e Kosovës kishin dhënë leje për vizitën e Vuçiç edhe pse ishte kontestuar nga autoritetet lokale dhe banorët vendas.
Recommended