Ora News - Studentët vijojnë protestën tek kryeministria, bllokojnë dhe rrugët: S'ka dialog

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama vijoi takimet me pedagogët në disa prej fakuklteteve, poshtë zyrës së tij studentët shprehen të vendosur për të vijuar protestën deri në plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Studentët që nuk pranuan të ndajnë shqetësimet me kreun e qeverisë në Fakultetet ku ai zhvilloi takime u grumbulluan sërish në protestë të martën.

Në ditën e 14 ata bllokuan disa prej kryqëzimeve të kryeqytetit dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë. Për takimin që kryeministri Rama zhvilloi ditën e hënë me pedagogë dhe studentë të fakultetit të Gjeologjisë shprehen se nuk ishin të informuar.

" Ka qenë një takim farsë me pedagogët e Gjeologjikut dhe jo takim me studentët e Gjeologjikut". Ndërkohë në lidhje me dialogun janë skeptikë, ndaj qëndrojnë të vendosur për të mos u ulur në bisedime deri në realizimin e 8 kërkesave.

"Nëse unë bëj dialog me zotin Kryeministër ne të gjithë studentët e humbasim kauzën tonë, jemi të humbur dhe ai del para jush dhe thotë: Shiko, unë ua zgjidha problemin studentëve. Realisht nuk do të bëjë asgjë, jam e bindur për këtë". " Asnjë që ka qenë gjatë këtyre takimeve nuk na përfaqëson". " Takimet janë kot, takime mund të bëjë sa të dojë ai. Takimin të vijë ta bëjë këtu ai nëse do". "Janë falso, janë të sajuara". Përgjysmimi i tarifave është një tjetër shqetësim që merr zgjidhje, por protestuesit thonë se presin plotësimin e kërkesave të tjera. " Zgjidhja e vetme është plotësimi i 8 kushteve, 8 pikave. Mëse normale që ato do të plotësohen me patjetër sepse nuk ka rrugë tjetër".

#oranews #protesta #protestaestudenteve
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-nuk-ndalen-sot-serish-protesta-kane-nje-mesazh-edhe-politiken

Recommended