Report TV - Klerikët për protestën: Çështje kombëtare, qeveria e studentët të ulen në dialog
  • 5 years ago
Një impuls dinjitoz për të ardhmen e shoqërisë. Kështu e kanë konsideruar përfaqësuesit e besimeve fetare, në vendin tonë kauzën e studentëve të cilët po protestojnë prej disa ditësh duke kërkuar përgjysmimin e tarifave studentore dhe përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së mësimdhënies në kuadër të reformimit të sistemit arsimor.

Duke dalë në mbështetetje të kauzës së studentëve të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve dolën këtë të premte në një deklaratë të përbashkët për mediat duke thënë se kërkesat e tyre janë të drejta dhe dobiplotë për shoqërinë .

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Katolike, përfaqësues të Komunitetit të Bektashinjve janë shprehur se kauza e drejtë e studentëve duhet të përkrahet nga qeveria dhe qytetarët duke dalë dhe duhet gjendur gjuha e përbashkët për të arritur

Kryegjyshi Boterore i Bektashinjve Haxhi Dede baba Edmond Brahimaj vlerëson nismën e studentëve, duke thënë se kërkesta e studentëve janë dobiplota.

?Kërkesat e studentëve dobiplota. Bashkojmë zërin tuaj me tonin dhe lutemi për gjendjen e gjuhës së bashkëpunimit?, ka thënë përfaqësuesi i Kryegjyshatës Botërore të bektashinjeve baba Edmond Brahimaj.

Gjithashtu edhe përfaqësuesi i Vëllazëria Ungjillore, Ylli Doçi është shprehur në mbështetje të kauzës së studentëve duke thënë se zëri i të rinjve është zëri i mençurisë ndaj duhet dëgjuar dhe mbështetur.

Ndërkohë edhe përfqësuesi i Komunitetit Mysliman, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra e ka quajtur protestën e studentëve një impuls dinjitoz që e ndihmon shoqërinë dhe dijen të ecë përpara.
Recommended