Report TV - Me 154 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferja 23-vjeçarja nga Tirana

  • 5 years ago
Një 23-vjeçare nga Tirana është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit, pasi u mat me Radar në një largësi prej 436.6 metra duke përshkuar rrugën interurbane Tiranë-Durrës me 154 km/h.

Në postimin e saj në ?Facebook?, Policia e Shtetit ka bërë me dije se gjatë të shtunës dhe të dielës, në orët e vona të natës janë konstatuar krahas rastit të vajzës 23-vjeçare, raste të shumta të shpejtësisë nga 140 km/h deri në 178 km/h. Sipas saj, janë pezulluar 39 leje drejtimi, me përqindje të drejtuesve meshkuj e femra pothuaj të barabartë.

Vijojne kontrollet pergjate fundjaves nga Policia Rrugore e Tiranes per rritjen e parametrave te sigurise rrugore. 23 vjeçarja nga Tirana me 154 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar ne nje largesi prej 436.6 metra. Gjate dy neteve ne oret e vona te nates ne harkun kohore 21.00 ? 01.00 jane konstatuar raste te shumta te shpejtesise deri ne dy fish mbi limitet. E nga keto raste perqindja e drejtuesve meshkuj dhe drejtueseve femra ishte pothuaj e barabarte. Shpejtesi qe varionin nga 140 km/h deri ne 178 km/h. Per gjate dy neteve 39 leje drejtimi te pezulluara. Shpejtesi qe te vret jeten.

Policia e Shtetit

Recommended