Hekurudha Tiranë–Durrës, Shkreli për Report TV: Punimet nisin në korrik
  • 4 years ago
Në fund të korrikut mund të fillojnë punimet për rehabilitimin e Hekurudhës Tiranë-Durrës, si dhe ndërtimin e një zgjatimi të ri Kashar-Rinas. Zëvendësministri i Infrastrukturës Artan Shkreli thotë për Report TV se, nëse nuk ka vonesa, në verë nënshkruhet kontrata.

?Nga pikëpamja teknike, nëse nuk kemi vonesa, që vijnë si rezultat i ankimimit të kompanive dhe kohërave që zgjasin këto ankimime në entet përkatëse, kontrata duhet të nënshkruhet në verë të këtij viti. Dhe nëse ne e nënshkruajmë kontratën në fund të qershorit, punimet nisin në fund të korrikut?, u shpreh Shkreli.

Në garë për këtë projekt që kap vlerën e vlerën e 90.5 milionë eurove, ku pjesa më e madhe do të paguhet nga BERZH, janë 6 kompani të huaja. Shkreli shprehet se pas datës 10 mars fillon shqyrtimi i ofertave ekonomike.

?Këto 6 firma në këtë moment, komisioni është duke iu vlerësuar ofertat teknike të tyre. Pra, mënyra se si ata do të operojnë në këtë projekt kaq të rëndësishëm hekurudhor, proces i cili ka ecur normalisht dhe brenda 10 ditëve të para të muajit mars, fillon shqyrtimi i ofertave ekonomike. Do pritet një raport nga ana e BERZH, e cila monitoron të gjithë procesin?, shpjegon zëvendësministri.

Ndërkohë referuar kritikës së Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku se Ministria e Financave nuk ka akorduar fondin e shtetit shqiptar parashikuar për këtë projekt, Shkreli thekson se pagesa për TVSH-në e projektit do të jepet nga buxheti, pasi është gjetur konsensusi mes dy ministrive.

?Pjesa e TVSH-së do të jepet nga buxheti i shtetit. Ky fond do të alokohet shumë shpejt nga Ministria e Financave?, thotë Shkreli.

Po ashtu zëvendësministri shpjegon se hekurudha do të jetë e rrethuar nga të dyja anët, në mënyrë që të mos kalojnë qytetarët. Sipas tij është gati edhe fatura për shpronësimet që do të kryhen për këtë projekt.
Recommended