Ora News – Punimet në rrugë, nga 4 janari bllokohet autostrada Tiranë-Durrës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Autostrada Tiranë-Durrës do të mbyllet në datën 4 janar. ARRSH njoftoi se paralizimi i automjeteve në këtë aks do të bëhet për shkak të punimeve të dy tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë?Qafë Kashar.

Ky investim ka për qëllim përmirësimin e situatës së përmbytjeve në këtë rrugë.

Si pasojë e punimeve nga 4 janari lëvizja në autostradë nga mbikalimi Kamëz ? Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes.

Ndërkohë trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.

ARRSH rekomandon përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe në drejtim të jugut (nga Ndroqi ose Elbasani).

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/punimet-ne-rruge-nga-4-janari-bllokohet-autostrada-tirane-durres
Recommended