Report Tv - Më 4 janar mbyllet autostrada Tiranë-Durrës, ja si do devijohet trafiku
  • 5 years ago
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në datë 4 janar do të mbyllet autostrada Tiranë-Durrës për shkak se do të nisë ndërhyrja emergjente për përmirësimin e ?situatës së përmbytjeve me ndërtimin e dy tombinove? në segmentin Tiranë?Qafë Kashar. ARRSH sqaron se di do të bëhet devijimi i qarkullimit pas orës 05:00 të datës 4 janar. ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë. Kujtojmë që edhe gjatë verës u ndërhy në autostradë për rikonstruksionin e rrugës.
Recommended