Ora News - Buxheti 2019, Ahmetaj: Autostrada Tiranë-Durrës do zgjerohet me 3 korsi
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Buxheti i qeverisë për vitin 2019 është prezantuar në konferencën e kryetarëve të parlamentit. Ministri Arben Ahmetaj pranoi se edhe për vitin tjetër, parashikohet dhënia PPP e një sërë koncesionesh midis të cilave dhe autostrada Tiranë-Durrës për të cilën parashikohet zgjerimi me tre korsi.

Ahmetaj deklaroi se komcesionet nuk do ndikojnë ne borxh.

Ahmetaj: Kompletimi i akseve rrugore nacionale si rruga e Arbrit, Thumanë-Vorë-Kashar, Milot-Balldren, Orikum-Dukat brenda vitit 2021 me projektin 1 mld si dhe potencialisht Tiranë-Durrës me zgjerimin me tre korsi.

Efektet e kursit të këmbimit do te ndjehen edhe në të ardhurat për vitin e ardhshëm. Ndërsa në 2019 efektet pritet të jenë rreth 9 mln euro.

Ahmetaj: Pra për 9-mujorin 2018 përllogaritet në një vlerë të konsiderueshme prej 6 mld lekë më pak . Ndërkohë që prognoza deri në fund të vitit shkon në 9 mld lekë.

Ahmetaj dha ndër të tjera një lajm të mirë për të gjithë ishpronarët për të cilët është vënë në dispozicion një fond prej 5 mld lekësh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/buxheti-2019-ahmetaj-autostrada-tirane-durres-do-zgjerohet-me-3-korsi
Recommended