Ora News - Ahmetaj replikë me Tabakun: Tiranë-Durrës do të bëhet me toll, jo nga buxheti i shtetit
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita nuk ishte as sot në seancën plenare të rradhës, por Ministri i Financave dhe Ekonomisë replikoi në distancë me nënkryetaren e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, lidhur me koncesionet e parashikuara në buxhetin e vitit 2019.

Nga foltorja e Kuvendit, Ministri Ahmetaj tha se opozita e demonizon qëllimisht çështjen e PPP-së sepse çdo investim i kryer nga kjo mazhorancë e tremb për humbje të votave.

Ahmetaj pranoi shifrën e parashtruar nga Tabaku që do të shkojë për koncesione, por tha se është e domosdoshme për të përfunduar vepra të rëndësishme infrastrukturore siç është Rruga e Arbrit.

Sa i takon autostradës Tiranë-Durrës, Ahmetaj tha se do të ndërtohet me toll dhe nuk do shpenzohet asnjë lek nga buxheti i shtetit.

Ahmetaj: Opozita e ka për qejf dhe e demonizon çështjen e PPP-ve. PPP janë transparente. Projektet janë të gjitha transparente në procedurë. Po e patë dje opozitën, ju referua një shifre për koncesionet, PPP, është mbi 2 mld euro. Rruga e Arbrit që ka nisur me koncesion kushton rreth 243 mln euro, çfarë është kjo rrugë? Pse është e domosdoshme? Pse do të duhet të bëhet tani dhe jo pas 20 viteve?

Rruga duhet tani dhe buxheti me fondet e drejtëpërdrejta nuk kishte mundësi ta bënte. Ndaj hymë në Partneritet Publik-Privat. Ajo që tha dje opozita është e vërtetë. Po, janë investime publike në favor të qytetarëve. Po e pyes opozitën, çfarë keni me dibranët që nuk doni t'u bëhet rruga?Çfarë ju bënë? Nuk ju dhanë katër vota në parlament? Nuk ju dhanë se nuk i meritonit. Pse nuk doni që Shkodra të ketë një autostradë më dinjitoze? Kë urreni, Shkodrën që nuk ju dha 7 vota, Lezhën që nuk ju dha 5 vota?

Inceneratorët kundër plehrave, apo i doni njerëzit që t'ju mbyten, të vinë si zombi pastaj dhe t'ju votojnë ju nga Azia? Janë shërbime publike.Dalin dhe recitojnë aty koncesione, PPP.

Janë Rruga e Arbrit, që është Partneritet Publik Privat. Me paratë e buxhetit do bëhej pas 20 viteve, jo do të bëhet tani se i duhet Dibrës, i duhet Shqipërisë. Po do ta paguajë buxheti për 13 vjet, patjetër. Do bëhet patjetër dhe Balldreni, patjetër do të bëhet dhe Thumanë-Kashar. Patjetër do të bëhet dhe Tiranë-Durrës, është arteria kryesore e vendit dhe do të paguhet ndër vite, për 15 vite. Tiranë-Durrës do të bëhet me toll, asnjë lek nga buxheti i shtetit.

I demonizojnë sepse çdo investim, çdo rrugë, çdo shërbim që bën kjo mazhorancë i vret këta se largohen nga pushteti, ngelen aty te 20% që kanë ngrirë. Ne nuk i masim me numër votash, i masim me përgjegjshmëri ndaj qytetarëve.Të dalin të më thonë çfarë kanë me popullin e Dibrës, me popullin e Shkodrës, Durrësin, çfarë kanë më të sëmurët me dializë, çfarë kanë me ata që shkojnë në spitale? Aty i kanë procedurat, le ti kontrollojnë ndër ditë, ndër javë, ndër vite.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ahmetaj-replikon-me-tabakun-ppp-te-pse-nuk-doni-qe-te-behet-rruga-e-arbrit
Recommended