Ora News - Tiranë-Durrës me pagesë, Ahmetaj e pranon: Asnjë kosto për qeverinë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kalimi i rrugës Tiranë-Durrës me pagesë mund të quhet tashmë çështje kohe. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, është shprehur se investimi nuk do të ketë kosto për buxhetin e shtetit. Gjatë prezantimit të buxhetit, Ahmetaj edhe një herë ka deklaruar se nga korriku nuk do të ketë koncesione me oferta të pakërkuara.

Qeveria mbetet e bindur në dhënien me koncesion të rrugës Tiranë-Durrës.

Në prezantimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, shprehet se buxheti i shtetit nuk do të ketë kosto për këtë aks rrugor, ndërsa bëri me dije se aktualisht po punohet për ndryshime në draftin ligjor në bazë të të cilit nuk do të pranohen më oferta të pa kërkuara nga kompanitë.

Arben Ahmetaj: Po përgatitet procedura për Tiranë-Durrës me zgjerimin me tre korsi, në total gjashtë korsi të aksit kryesor të vendit dhe vazhdimin e përmirësimit në Vorë-Rrogozhinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirane-durres-me-pagese-ahmetaj-e-pranon-asnje-kosto-qeverine
Recommended