RTV Ora - Tiranë-Durrës me pagesë, ministrja Balluku: Në shtator kontrata
  • 5 years ago
#rtvora
Në vjeshtë rruga Tiranë ?Durrës do të jepet me koncesion dhe të gjithë qytetarët që duhet të shkojnë në jug të vendit do të detyrohen të paguajnë një tarifë.

Ministrja Belinda Balluku ka vendosur që të japë një tjetër koncesion në infrastrukturë pavarësisht të gjitha kritikave të institucioneve ndërkombëtare financiare. Ky koncesion kap një vlerë prej 49 mld lekësh ndërsa aktualisht ka shprehur interes një kompani indiane.

Belinda Balluku: Ne po punojmë mbi këtë projekt dhe mendojmë që në vjeshtën e këtij viti projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente midis investitorëve për të qenë fituesi i radhës ai që do të zgjidhet nga gara. Më pas të fillojmë punimet, pra jo që në shtator të këtij viti do të fillojë kalimi me pagesë në Tiranë-Durrës.

Vendosja e tarifës për rrugën Tiranë-Durrës shihet me shqetësim sidomos nga drejtuesit e mjeteve, në momentin që nuk ka një rrugë alternative për të kaluar, pasi edhe rruga e Ndroqit është në gjendje katastrofike.

"Nuk jam dakord, është shtrenjtë"

"Ne jemi në hall, unë nuk jam dakord"

Dhënien e këtij koncesioni e ka kundërshtuar edhe Partia Demokratike, e cila e ka akuzuar për afera korruptive ministren Balluku.

Endri Hasa: Në krye të grabitjes së madhe të qytetarëve, Edi Rama ka vendosur kampionen e abuzimeve, Belinda Balluku. Ministrja e Transporteve i mashtroi sot shqiptarët, kur tha se nuk kishte ardhur koha e detajeve për pagesën. Fituesi për dhënien me koncesionin të autostradës Tiranë - Durrës dhe bërjen e saj me pagesë është i paracaktuar.

Ky koncesion pritet të rëndojë bizneset që janë vendosur përgjatë aksit rrugor dhe kanë rreth 60% të aktivitetit që kryhet në Shqipëri.

Rruga Tiranë Durrës përshkohet nga 50 mijë automjete në ditë dhe në bazë të një përllogaritjeje në rast se ky numër mbetet i pandryshuar në 30 vjet të ardhurat e firmës nëse rruga do të faturohet me 2 euro për kalim do të jenë 1.1 miliardë euro ose 3 herë më shumë nga fitimi fillestar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirane-durres-me-pagese-ministrja-balluku-ne-shtator-kontrata
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended