Ora News - Mbyllet autostrada Tiranë-Durrës, ja rrugët alternative
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, autostrada Tiranë-Durrës, konkretisht segmenti Tiranë-Qafë Kashar është mbyllur për qarkullimin e automjeteve. Mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës ka nisur ndërhyrja për të shmangur përmbytjet, ndërsa punimet parashikohet të zgjasin rreth 2 javë. Kjo ndërhyrje cilësohet e domosdoshme edhe pse autostrada parashikohet të zgjerohet.

Trafiku nuk qenë i rënduar në orët e para të mëngjesit të së premtes edhe pse kanë nisur punimet.

Ndërhyrja do të realizohet në segmentin Tiranë -Qafë e Kasharit dhe punimet parashikohet të zgjasin dy javë.

Drejtori i Projekteve të Mirëmbajtjes, Klodian Sava, deklaron se vlera e investimit për këtë ndërhyrje do të jetë 342 mijë euro.

Klodian Sava: Këto janë disa punime rehabilituese në funksion të projektit të mirëmbajtjes së sigurisë rrugore bazuar në rezultat, një projekt i qeverisë shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore me një fond prej rreth 342 mijë eurosh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nga-sot-mbyllet-autostrada-tirane-durres
Recommended