Ora News - Dy rrugët alternative për të shmangur pagesën Tiranë-Durrës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhënia me koncesion e autostradës Tiranë ?Durrës do të shoqërohet dhe me ndërhyrjen në disa akse rrugore. Sipas Ministrit Damian Gjiknuri në to kalimi drejt bregdetit do të jetë pa tarifë

Damian Gjiknuri: "Njëra është rruga nga Tirana në drejtim Maminas, Shijak, pra ish rruga e vjetër përfshi dhe rruga e shërbimit për biznesin dhe rruga tjetër që do të rikonstruktohet plotësisht do të jetë rruga Kombinat- Ndroq deri tek Plepat në Durrës. Do të thotë që do të kemi dy rrugë alternative që qytetarët mund t'i shfrytëzojnë."

Por Gjiknuri shton se një kompani ndërkombëtare do të monitorojë investimet të tipit PPP. Po ashtu ministri deklaroi se prioritet do të ketë aeroporti i Vlorës dhe Sarandës

Damian Gjiknurin: Jemi në negociata për aeroportin e Vlorës. Nëse ne nuk i përfundojmë këto negociata në kohën e duhur, pra shumë shpejt, do të tentojmë çdo lloj mënyre përfshirë edhe skemë me financim nga buxheti i shtetit për ta bërë të mundur këtë aeroport.

Jo pa mburrje Gjiknuri deklaroi dhe rekordin e rritjes së eksportit të ferrokromit.

Damian Gjiknuri: "Ne duhet të krenohemi për shkak të politikës së këtyre 4 viteve, nuk është thjesht mburrje. Në këto vite kemi tejkaluar eksportet e Enver Hoxhës sa i takon ferrokromit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dy-rruget-alternative-te-shmangur-pagesen-tirane-durres
Recommended