Vrasja e dy vëllezërve në Durrës/ Veliu jep detajet: Janë 4 autorë të dyshuar, dy janë arrestuar.

  • 4 years ago
Drejtori i Policisë Ardi Veliu dha detaje mbi vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Ai tha se janë 4 autorë të dyshuar, dy prej të cilëve janë arrestuar: A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ?Trafikim i lëndëve narkotike? si dhe K. A., 22 vjeç, banues në Durrës.

Dy vëllezër Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan pasditen e së hënës, pranë tregut të makinave në zonën e ShënVlashit në Durrës. Ata ishin duke udhëtuar me një automjet tip Volkswagen Golf.

Vëllezërit Haxhia me origjinë nga Puka dhe me banim në Durrës, ishin përkatësisht në sediljet e pasagjerit dhe shoferit.

Veliu tha se në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale ?Renea? u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta shtetas.

Njoftim/ Durrës

Zbardhen dy ngjarje të rënda kriminale, të ndodhura dy muajt e fundit në Durrës.

Vihen në pranga dy autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, për veprën penale ?Vrasja në rrethana cilësuese?.

Finalizohet operacioni policor i koduar ?Shën Vlash?, i zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak, automjeti i përdorur për kryerjen e krimit dhe 12 aparate celular.

Siç jeni në djeni, më datë 27.04.2020, në segmentin rrugor Shën Vlash-Nishtulla, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Si rezultat i punës profesionale të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, u bë i mundur grubmbullimi i provave që çuan në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Për këtë, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës, mbi bazën e provave të grumbulluara nga puna hetimore, u finalizua operacioni policor i koduar ?Shën Vlash ?, në kuadër të të cilit u bë zbulimi, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ?Trafikim i lëndëve narkotike?;

K. A., 22 vjeç, banues në Durrës;

Në vijim të veprimeve, në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale ?Renea? u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta shtetas.

Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën ?Vath Truja?, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjar...

Recommended