Zbardhet vrasja e vëllezërve Bilali, dy të arrestuar - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zbardhet vrasja e dyfishtë në Shkodër ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Bilali. Dy persona kanë rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të vrasjes.Në kuadër të operacionit të koduar ?Livadhe? është bërë I mundur ndalimi I shtetasve me iniciale Arben Stojku, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale ?Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit? dhe Myslym Rama, 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale ?Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?.Gjithashtu janë shpallur në kërkim e shtetasit Ibrahim Lici, 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes, si dhe e shtetasit D. B., 29 vjeç, për veprën penale të ?Përkrahja të autorit të krimit?.Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.Si rezultat i punës së vazhdueshme intensive me metodat speciale të hetimit, nga grupi i posaçëm hetimor, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore, të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre.Vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali janë ekzekutuar me 30 mars të këtij viti tek dera e banesës së tyre nga dy persona të maskuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras të qytetit të Skodrës, ku autorët ashtu si në çdo atentat janë larguar nga vendi ngjarjes me një automjet të cilin e kanë braktisur pak kilometra më tutje duke i vënë flakën.Një nga viktimat Astrit Bilali ishte babai i ish-boksierit Asmer Bilali I cili u arrestua pak kohë më parë nga policia si pjesë e grupit Bajri.
Recommended