Prova për vrasjen e vëllezërve “Bilali” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 8 ditë pas ekzekutimit mafioz të vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali në Shkodër, shpresat e policisë për zbardhjen e ngjarjes janë ? varur ? në provat që u gjetën në automjetin me të cilin autorët, u larguan pas vrasjes.Sipas burimeve nga grupi hetimor, në automjetin ?Mercedes Benz? i cili rezultoi i vjedhur por nuk u dogj plotësisht, janë mbledhur disa prova materiale që mund të çojnë në identifikimin e vrasësve.Provat nga të cilat mund të ndërtohen profile ADN-je por edhe gjurmë gishtash ndodhen tashmë në laboratorin shkencor të policisë së shtetit ndërsa blutë e Shkodrës janë të pritje të rezultateve.Për llogari të hetimit janë këqyrur dhjetëra kamera sigurie dhe janë administruar deklarimet e disa personave, por ende nuk është rënë në gjurmët e autorëve.Po ashtu burime të vizion plus bëjnë me dije se për shkak të situatës së rënduar kriminale, me urdhër të kryepolicit Ardi Veliu, strukturat e hetimit në Shkodër janë fuqizuar me 12 specialistë që janë dislokuar nga drejtoritë e policisë së Kukësit dhe Lezhës por edhe nga drejtoria e përgjithshme e policisë.Ekzekutimi i babait dhe xhaxhait të ish kampionit të boksit Astmer Bilali, i arrestuar si anëtar i grupit ?Bajri?, risolli në vëmendje Shkodrën si një nga epiqendrat e përplasjes së bandave kriminale. Kjo ngjarje solli edhe shkarkimin e drejtorit të policisë Vehbi Bushati dhe zëvendësimin e tij me Niko Brahimajn.

Recommended