Prova të reja për vrasjen e Artan Santos - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hidhet një tjetër hap drejt zbardhjes së vrasjes së biznesmenit Artan Santo. Pesë ditë pas ngjarjes së rëndë policia e shtetit ka dhënë detajet e para të provave shkencore që mund çojnë drejt ekzekutorëve të vërtetë të atentatit mafioz në zonën e ish-bllokut.Sipas policisë të dyshuar ai te implikuar në krim janë dy vëllezërit nga Fushë --Kruja Klodian dhe Sajmir Gjozi, të cilët u ndaluan menjëherë pas ngjarjes. Policia ka bere te ditur gjithashtu se përveç informacioneve paraprake ky dyshim është përforcuar edhe me rezultatet e akt-ekspertimit kriminalistik. Ai ka nxjerre se në trupin e dy të rinjve ka faktorë plotësues të qitjes me armë dhe konkretisht të barutit.Një tjetër rrethanë që shton dyshimet është edhe e kaluara e tyre. Policia bën me dije se pas shkëmbimit të informacioneve me autoritet greke është mësuar se Klodian Gjozi, ka vuajtur dënimin në burgjet greke për veprën penale të vrasjes që nga viti 2004 deri më 2011. Gjithashtu ai është ndaluar përsëri nga policia greke tre vjet më parë, për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, së bashku me vëllain e tij Arjan Gjozi dhe të dy janë liruar nga burgu një vit më pas. Vëllezërit Klodian dhe Arjan Gjozi konsiderohen shumë të rrezikshëm nga ana e policisë greke. Sa i përket motorit "Suzuki", të bllokuar vëllezërve Gjozi pak ditë më parë nga ana e policisë në një servis në afërsi të fshatit Bubq, sipas Interpol Athinës në Greqi, rezulton të jetë denoncuar i vjedhur në janar të këtij viti, në Selanik. Por, megjithse ka dhënë këto detaje policia e shtetit kërkon edhe një herë nga qytetarët që të informojnë për çdo informacion të vlefshëm duke vënë si shpërblim shumën e 100 mijë eurove.

Recommended