Zaganjori betejë për pasurinë: Dorëzova 10 prova të reja - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori vijoi betejën në Kolegjin e Posaçshëm të Apelimit.Megjithese kaloi shkallën e parë të vetingut, komisioneri publik ka kërkuar shkarkimin e tij nga detyra për problemet me pasurinë.Xhezair ZaganjoriKryetar i Gjykates se Larte? Sot dorëzova 10 prova të reja krahas 23 provave të seancës së kaluar. Mbetet te shikojmë se cfare do te ndodhe? ?Zaganjori iu përgjigj gazetarëve edhe mbi situatën në gjykatën e Lartë, ku bie ne sy, se dy persona rrezikojnë te lirhen pasi mund t?u kalojnë afatet e ekstradimit.XHEZAIR ZAGANJORIKRYETAR I GJYKATES SE LARTE?Jam ne dijeni por si kam parë afatet , i kemi derguar shkresë KLGJ-se ne lidhje me kete situate ne kete Gjykate.?Për Zaganjorin , emërimi i 4 anëtarëve të rinj në gjykatën e Lartë që aktualisht është jashtë funksionit me vetëm 2 anëtarë , eshtë urgjente.XHEZAIR ZAGANJORIKRYETAR I GJYKATES SE LARTE?Kater anëtarët e rinj do ri jepnin frymemarrje të paktën me ceshtjet civile që gjykohen me 3 gjyqtare por edhe ceshtjet qe kalojnë ne dhomën e Këshillimit?.Vendimi per Zaganjorin nëse do të qëndrojë ose jo në detyre dhe sistem pritet të jepet më 17 korrik.
Recommended