Hapen zyrat e reja për aplikimin për karta dhe pasaporta - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetët e PS, Blerina Gjylameti dhe Besnik Bare, si dhe zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda inspektuan mjediset e reja të zyrave të ALEAT-it tek Pallati me Shigjeta, një hapësire që deri pak kohë më parë sipas kryebashkiakut shërbente si lokal ku vihej lloto dhe harxhoheshin kursime familjare. Veliaj dhe deputetet e PS vlerësuan faktin se banorët e njësive 6 dhe 7 mund të aplikojnë në pak minuta për mjetet e reja të identifikimit pasaporta dhe karta, pa qenë nevoja të presin në radhë.?Po inspektojmë një pikë që deri dje shërbente si pikë bastesh, kurse sot është si pikë identiteti. Unë besoj se identiteti real i këtij qyteti është ai që jemi, ai që përfaqësojmë, familja jonë, dhe nuk janë pikat e basteve, llotot dhe bingot. Më pëlqen që me transformimin e një hapësire, që më përpara ishte e pamundur ta aksesoje, pra me lirimin e pikave të basteve, edhe bashkia mund të përballojë qira në ish-epiqendrat e vesit. Është një lajm shumë i mirë për qytetin?, tha kryebashkiaku i Tiranës.
Recommended