Pajisja me karta identiteti/Veliaj: Shtohen zyrat e reja për regjistrimin në kryeqytet

  • 5 years ago
Banorëve të zonës së Astirit, Unazës së Madhe dhe Kasharit nuk do t?u duhet të shkojnë deri në Kombinat për të marrë një certifikatë apo shërbime të tjera që ofrohet nga njësia administrative. Bashkia e Tiranës ka hapur Njësinë Administrative Nr.14, e cila do të mbulojë me shërbime rreth 70 mijë banorë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pa nga afër mjediset dhe kushtet që ofrojnë zyrat e reja të kësaj njësie, ndërsa theksoi se qytetarët do të marrin një shërbim shumë më të shpejtë dhe cilësor.

Pas shumë vitesh kemi një njësi administrative, pra një lagje e re të Tiranës, ashtu siç ndodhi te Liqeni i Thatë, Kodra e Diellit dhe në zonën e Freskut. Me këto tre lagje të reja, lajmi i mirë është që zyrat janë edhe më të mira: Do të thotë, ruajmë standardet e fundit kur vjen puna te pritja për publikun, te shërbimi për qytetarin, te aksesi për njerëzit që mund të kenë aftësi ndryshe. Besoj se është muzikë për veshët e çdo banori të kësaj lagjeje. Deri dje ishte një komunitet jo i dyzuar, ?i trezuar?, një pjesë shkonte në Kombinat për shërbime, një pjesë tjetër në Kashar, një pjesë tjetër te ?21 Dhjetori?. Sot s?ka më nevojë.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës
Ai ftoi banorët të tregohen bashkëpunues për të mirën e tyre dhe të transferojnë pa asnjë pagesë gjendjen civile të tyre në njësinë e re.

Recommended