TV Ora - Hapen zyra të reja për aplikimet për karta identiteti në Tiranë
  • 5 years ago
#tvora

Një zyrë e re për aplikimin e pasaportave dhe kartave të identitetit është hapur në Njësinë 5 në Tiranë. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj theksoi se mjediset e reja, trefishojnë kapacitetet e shërbimit ndaj qytetarëve.

Erion Veliaj: ?Njësia 5 ka kaluar nga 3 sportele në 8 sportele, pra thuajse kemi trefishuar aksesin për të gjithë qytetarët që marrin shërbim në 4-5 minuta?.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj vlerësoi punën dhe bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës për të afruar shërbimet cilësore më pranë qytetarëve.

Sandër Lleshaj: ?Ne japim karta europiane, por kartat europiane duhet të jepen në kushte europiane. Kam ardhur këtu për të falenderuar edhe kryetarin e Bashkisë për punën model që po zhvillohet nga Bashkia e Tiranës, si dhe për të ftuar të gjithë kryetarët e bashkive të tjera që të arrijnë te ky model."

Lleshaj tha se zgjatja e afatit të aplikimeve deri në dhjetor është bërë për të ulur fluksin, për t?u krijuar kushtet qytetarëve që të aplikojnë jashtë stresit, por kjo nuk do të thotë që të gjithë ta shtyjnë për në fund të dhjetorit.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko u shpreh se falë këtij investimi është hedhur një hap i rëndësishëm për të tejkaluar emergjencën fillestare për aplikimet për letërnjoftime.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hapen-zyra-te-reja-aplikimet-karta-identiteti-ne-tirane

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended