RTV Ora - Tiranë, hapen zyrat e reja, edhe iaj rinovon kartën e identitetitVel
  • 5 years ago
#rtvora
Për t'i dhënë fund radhëve dhe pritjeve për të aplikuar për kartë identiteti apo pasaportë biometrike, bashkia e Tiranës ka hapur zyra të reja në të gjitha njësitë administrative.

Për të treguar se sa e thjeshtë është procedura e aplikimit për një pasaportë ose letërnjoftim të ri, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj aplikoi vetë për pasaportë dhe kartë identiteti pranë zyrave në Lagjen 13 në kryeqytet, ndërsa ftoi qytetarët që ende nuk kanë bërë regjistrimin e saktë të adresës së tyre, të përfitojnë nga kjo periudhë.

?Jam shumë i lumtur që lagjet e reja po ofrojnë lehtësira, që më parë ishin një andrallë e vërtetë për qytetarët. Radhë të tëra, dyndje në zyra, për pasaportat e reja dhe kartat e identitetit. Herën e fundit që isha në këtë zyrë, në zyrën e lagjes sime, më mori 2 minuta kohë që të bëja zhvendosjen e rezidencës. Do të thotë se duhet të regjistrohemi të gjithë atje ku banojmë, që bashkia ta ketë të lehtë edhe për investimet nesër, edhe për mënyrën si ndan buxhetin, ose si ofron shërbimet?, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të nxitojnë të rinovojnë edhe dokumentet e tyre të identitetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirane-hapen-zyrat-e-reja-fund-radheve-pasaportat-apo-leternjoftimet

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended