RTV Ora - Qeveria “hap thesin” për SPAK, jep 100 milionë lekë për zyrat e reja
  • 5 years ago
#rtvora

Edhe pse SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ende nuk janë krijuar për shkak të vonesave të reformës në drejtësi qeveria ka shtuar me 100 milionë lekë në buxhetin e ministrisë së Brendshme të adresuara për këto dy struktura.

Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, qeveria ka miratuar shtimin e buxhetit të ministrisë së Brendshme me fondin prej njëqind milionë lekësh, për përshtatjen e mjediseve të punës për Prokurorinë e Posaçme të Luftës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe për sigurimin e mjeteve e të pajisjeve të nevojshme për funksionimin e tyre.

Një tjetër fond për 150 milionë lekësh është dhënë nga qeveria në datën 2 gusht për strukturën e SPAK. Sipas vendimit, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave, ka vendosur që Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i përcaktohet për vitin 2019 buxheti fillestar prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve lidhur me ushtrimin e aktivitetit gjatë vitit 2019?.

Vendimi i qeverisë

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2019, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR AKOMODIMIN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURËS SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, ?Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar, të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, ?Për buxhetin e vitit 2019?, dhe të ligjit nr.95/2016, ?Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar?, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qeveria-miraton-fondin-prej-100-mln-leke-zyrat-e-spak

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended