Jo tendera për të dënuarit, APP publikon rregullat e reja - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nga muaji Shkurt kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore, të cilat kufizojnë pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në tenderat publik, nëse ata kanë vendime gjyqësore të formës së prerë për disa vepra penale.Njoftimi zyrtar është në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik dhe i drejtohet çdo kompanie që merr pjesë në tenderat e administratës.Sipas këtyre ndryshimeve çdo firme është detyruar të deklarojnë nëse përfaqësuesit e saj janë apo kanë qenë të dënuar më parë.Bëhet fjalë, për pjesëmarrësit e organit më të lartë administrativ: drejtues, mbikëqyrës, aksioner, ortak, apo çdo person tjetër që ka kompetenca përfaqësuese.Duke ju referuar ndryshime ligjore, do të s?kualifikohen ato biznese, drejtuesit e të cilëve kanë qenë dënuar për veprat penale si: pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, bandë e armatosur, korrupsion, mashtrim, pastrim parash ose financim terrorizmi, si dhe organizim apo financim i veprimtarisë së prodhimit të shitjes së lëndëve narkotike.Sipas qeverisë, kjo nisëm ka si qëllim luftën kundër krimit të organizuar dhe përpjekjeve të tij për të përfituar nga tenderat publikë.
Recommended