PD: Tendera 14 mln euro, Prokuroria të hetojë Bego-Balla - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike prej ditësh denoncon fondet që Edmond Bego ka përfituar nga buxheti i shtetit.



Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, Gazmend Bardhi, renditi disa tendera, që sipas tij janë fituar nga Bego me mbështetjen e deputetit socialist Taulant Balla.



Sipas Bardhit, Prokuroria duhet të nisë procedim pasuror ndaj Edmond Begos dhe të hetojë nëse ka qenë Taulant Balla që ka ndërmjetësuar për miliona eurot e përfituara nga Bego në kundërshtim me ligjin.

?Prej gati një jave Partia Demokratike ka sjellë prova, të bazuar në dokumenta zyrtarë se trafikanti idrogës, Edmond Bego, u shndërrua në biznesmnen të fuqishëm pas miqësisë familjare që lidhi me Taulant Ballën. 10 milionë euro të përfituar nga punimet në rrugën Tiranë Elbasan, miliard lekët për ndërtimin e nënstacionit të Librazhdit dhe 3 miliardë lekët në disa punë të tjera publike kryesisht në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan. Pra, rreth 14 milionë euro nga buxheti i shtetit janë fakte të mjaftueshme që prokuroria të nisë kryesisht hetimin për të provuar se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, taulant Balla ka bërë rolin e sekserit për shumëfishimin e pasurisë së trafikantit të drogës, kompania e të cilit, para miqësisë familjarëe me Taulant Ballën, ishte në prag falimenti dhe 2 herë nën sekuestro.?
Recommended