RTV Ora – Balla: Përgjimet lojë politike, prokuroria të hetojë!

  • 5 years ago
#rtvora
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se përgjimet e publikuara nga Bild janë një lojë politike. Nga foltorja e Kuvendit ai i kërkoi prokurorisë të hetojë deri në fund këtë çështje.

Balla: Ne nuk merremi me përgjime dhe të them të drejtën i neveris ato, madje as nuk i kam dëgjuar edhe pse janë publikuar të gjitha portalet.

Jo me kot bota, dhe ky është momenti për ta bërë edhe në një hap të tillë, ka vënë ligje dhe rregulla strikte për përgjimet, të cilat mund të jenë indice për hetim, por mund të jenë pa lidhje për faktet që servirin. Prandaj në asnjë vend përgjimet nuk japin vendime fajësie ose pafajësie.

Të gjitha përgjimet në çdo rast duhet të hetohen në mënyrë të paanshme nga prokuroria dhe nëse kjo e fundit vendos dhe ka prova për të akuzuar dikë, janë gjykatat ato që vendosin nëse dikush është i fajshëm apo i pafajshëm.

Është shqetësuese pse hetimet për dosjen e telenovelës së përgjimet janë vonuar dhe si është e mundur që copa prerje, mbivendosje dalin në media. Kjo është lojë politike dhe prokuroria duhet të hetojë kush i ka përdorur ato përgjime për shantazh.

Dua ti kujtoj Lulzim Bashës, i cili për fat të keq e gjej veten subjekt të kësaj pakte ligjore. As paketën ligjore të reformës në drejtësi nuk e pengove dot dhe as paketën kundër pastrimit të parave nuk e pengon dot.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/balla-pergjimet-loje-politike-prokuroria-te-hetoje
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended