Nuk ka “byzylykë” për të dënuarit/ Burgjet në pritje të tenderit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej muajit gusht të vitit 2017, në shërbimin e provës në Vlorë, nuk ekzekutohet asnjë urdhër gjykate për vendosje të byzylykëve elektronik për të dënuarit. Shkak për këtë situatë, është bërë mungesa e pajisjeve.FLORJAN MURATIKREU I KOMANDUAR I SHERBIMIT TE PROVES VLOREJanë bërë me dije të gjitha gjykatat për mos ekzekutimin e vendimit me arrest shtëpie. Ka mungesa të pajisjeve për shkak të problematikave. U janë marrë kompetenca komisariateve që mbikëqyrin këta persona. Në Vlorë, në vitin 2019 ishte rasti i fundit që i është hequr byzylyku. Nga ana tjetër, kjo problematikë ka sjellë mbipopullim të dhomave të paraburgimit. Burime i thanë ?Vizion Plus? se vetëm në burgun e Drenovës, numri i personave që ndodhen në qeli është rreth 200; nga 130 që është maksimumi i kapacitetit. Sipas juristëve, tejmbushja ka ardhur si rrjedhojë e mungesës së dhënies së një dënimi alternativ nga ana e gjykatave.ARBEN LENAKRYETARI I DHOMES SE AVOKATISE NE QARKUN KORÇENëse Gjykata do e kishte mundësinë nuk do kishte mbipopullim në dhomat e izolimit. Por pavarësisht kuadrit ligjor këtu tek ne nuk ekziston mundësia e aplikimit për shkak të mungesës se byzylykëve. Pra kemi një ligj që nuk zbatohet. Projekti ka pasur ecuri pozitive. Nëse marrim një individ që nuk ka qenë në burg asnjëherë e fusim në dhomat e paraburgimit, e sigurt që kur të dal ai do ketë tendenca kriminale.Në dhjetor të vitit 2016, Ministria e Drejtësisë hapi garën për tenderin e byzylykëve me vlerë 2 milion euro, i cili u fitua nga tre kompani private. Por pavarësisht shumës së madhe të shpenzuar nga ministria, ky tender dështoi sepse nuk u ofrua shërbimi, pasi shumë prej pajisjeve dolën me probleme. Ndërkohë , mësohet se Ministria e Drejtësisë është duke përgatitur një tjetër tender për blerjen e pajisjeve elektronike më cilësore me qëllim monitorimin e të dënuarve.

Recommended