Meta: Jam në pritje të konsensusit për përfundimin e “Zgjedhores” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Ilir Meta ka riktheksuar edhe njëherë që Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë më 31 maj.Në një konferencë të mbajtur këtë të premte, kreu i shtetit ka sqaruar edhe njëherë dy ligjet që i ktheu në Kuvend. Ai tha se ligji për aktivitetet e turizmit detar cenon identitetin kombëtar, me argumentin se ka shkronja që nuk janë shqip, e që alfabeti nuk i njeh.?Si presidenti i Shqipërisë kam respektuar institucionet e Kosovës, duhet të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve. Së dyti, cështja e Kodit zgjedhor, edhe unë jam i kënaqur që ndje në media që ka përparime, mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe ta mbyllin me 31 maj me konsensus ndryshimet që kërkohen me ngulm nga BE-ja dhe partnerët e tjerë dhe menjëherë do të firmos këto ndryshime që të japim një lajm të mirë. Pavarësisht se do të jetë i pamjaftueshëm për atë që pritet, pasi serioziteti do të verifikohet në terren.?Po ashtu, Meta u shpreh se është përpjekur disa herë për të ndërtuar një konsesus për axhendën e integrimit, por shtoi se tenatativat e tij janë minuar.?Brenda disa javësh do të propozohet edhe kuadri negociator për Shqipërinë. Për fat të keq edhe këtë herë përpjekjet e mia u minuan. Tashmë secili aktor të marrë barrën e vet përballë qytetarëve dhe partnerëve. Unë do të kaloj më pak kohë me Tiranën politike dhe i përkushtohem më shumë Shqipërisë së qytetarëve.?