Reforma zgjedhore, PS fton PD, Gjiknuri: Vëzhgues në komision - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Socialiste ka vendosur qe reformën zgjedhore ta realizoje bashke me Partine Demokratike, edhe pse kjo e fundit është jashte parlamentit. Bashkëkryetari socialist i reformës zgjedhore Damian Gjiknuri sqaron se te mërkurën ne seance plenare do te miratohen disa ndryshime ne përbërjen e komisionit per reformën elektorale qe i garantojnë Partisë Demokratike te njejtat te drejta si PS, përfshi edhe te drejtën e vetos.?Pranë komisionit do te caktohet nje vëzhgues nga PD i cili do te kete te drejtat qe ka bashkëkryetari.?Nëse me Partine Demokratike do te tentohet deri ne minute e fundit konsensusi, deputetet qe kane marre mandatet nga listat e PD dhe LSI jane nje realitet i ri qe do te ftohen te bëhen pjese e debatit, por ne çdo rast ky nuk është moment per te diskutuar ndryshimin e sistemit zgjedhor.Mandati i komisionit te reformës zgjedhore do te shtyhet deri ne datën 5 maj, qe është edhe moment i fundit qe socialistet do te presin opozitën; ne te kundërt mazhoranca do te miratoje e vetme ndryshimet ne kodin elektoral, pasi ky është nje prej kushteve qe Brukseli i ka vendosur Shqipërisë per hapjen e negociatave.Pavarësisht se si do te jete fati i komisionit te reformës zgjedhore, tashme është e qarte se është shume vone qe te zbatohen ndryshimet ne kodin elektoral dhe ne zgjedhjet e 30 qershorit do te shkohet me kodin e miratuar ne korrik te vitit 2012.

Recommended