Gjiknuri me Yuri Kim: Reforma zgjedhore / Të rinisë dialogu - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Damian Gjiknuri,në cilësinë e bashkëkryetarit për Rëformen Zgjedhore zhvilloi një bisede online me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim.Vetë Gjiknuri shkruan në facebook se e informoi Ambasadoren e SHBA për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore e po ashtu ka kërkuar nga SHBA mbështetje për të nxitur dhe shtyre procesin përpara nëpërmjer rifillimit të dialogut politik. Gjiknuri shton se rifillimi I dialogut është I nevojshëm për dakortësimin e cështjeve të lëna pezull në mënyrë që procesi të mbyllet brenda muajit qershor.Deputeti socialist shkruan mes të tjerash se miratimi I ligjit të ri elektoral duhet ti hapë punë pse jo edhe konsensusit të mundshëm për një tjetër hap të rëndësishëm si është reformimi I financimit të partive politike.Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim. E informova për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore dhe kërkova mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda Qershorit. Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik #ReformaZgjedhore

Recommended