Reforma zgjedhore/ Opozita braktis mbledhjen: Duam hapjen e listave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita parlamentare është e vendosur për të siguruar hapjen 100% të listave zgjedhore gjatë diskutimeve për reformën. Për këtë arsye, përfaqësuesit e saj ikën nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku diskutohej nen për nen për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.Myslim Murrizi, Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari njëzëri thanë se nëse listat nuk hapen plotësisht, nuk ka dakordësi.?Kërkuam kohë dhe maxhoranca pranoi. Do diskutojmë me detaje draftet. PD dhe LSI kanë kërkuar lista të hapura. Nuk paragjykojmë se cilin draft duhet të diskutojmë?, tha Murrizi për mediat.Ralf Gjoni nga ana tjetër refuzoi të bëhet, sipas tij, fasadë e maskaradës. Ai e krahasoi situatën e krijuar me filmat indianë.?Edhe ne vendosim të ikim nga mbledhja, sepse ne ndjejmë se maxhoranca nuk do që të hapë listat. Ne do i qëndrojmë deri në fund kërkesës për hapje të listave. jam dakord me z. Murrizi, që çfarë do lloj drafti të jetë do e diskutojmë. Nuk mund të jetë situata si në filmat e Indisë me dajre e lodra. Ne nuk bëhemi fasadë e kësaj maskarade.?Ndërsa Rudina Hajdari e shprehu në ?Facebook? pakënaqësinë e saj për qëndrimin e mazhorancës. Demokratja tha se po luhet një lojë e shëmtuar, por shtoi se opozita nuk do të dorëzohet.?Vendosëm ta bojkotojmë seancën e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga mazhoranca për të realizuar atë reformë madhore për të cilën gëzojmë sot mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, pra hapjen reale dhe 100% të listave. Nëse mazhoranca do të vazhdojë në këtë rrugë, duke ardhur me drafte të cilat nuk synojnë hapjen e listave, por mashtrimin e shqiptarëve, ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj loje të shëmtuar, le ta bëjnë vetë. E di që shumë qytetarë ndoshta edhe janë lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta është edhe qëllimi i kastës së vjetër politike, t?i lodhë qytetarët tej mase e më pas të bëjnë atë që kanë bërë gjithnjë, të gënjejnë, por kjo që po bëjmë është shumë e rëndësishme jo për sot, por për 30 vitet e ardhshme. Na duhet që këtij vendi t?i rikthejmë demokracinë si një mjet për të rritur mirëqenien dhe zhvilluar ekonominë. Ne nuk dorëzohemi!?Para deputetëve janë tre drafte të opozitës parlamentare dhe një i propozuar nga Partia Socialiste. Të gjitha draftet kanë një pikë të përbashkët, koalicionet me listë unike kandidatësh; por secila palë ka propozime të ndryshme në lidhje me modelin e hapjes së listës dhe nivelin e pragut kombëtar.

Recommended