Bllokohet reforma zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasoja e parë e tensionimit të situatës politike pas prishjes së teatrit kombëtar u reflektua tek reforma zgjedhore, e cila u bllokua. Lideri i opozitës Lulzim Basha e bëri të qartë mbrëmjen e së dielës pas mbledhjes së kryesisë se sot nuk do të ketë reformë dhe në mbledhjen e këshillit politik morën pjesë vetëm përfaqësuesit e parlamentit; socialisti Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Të dy politikanët pritën për pak minuta përfaqësuesit e opozitës Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili e më pas i drejtuan një apel publik PD e LSI të mos bojkotojnë reformën zgjedhoreDAMIAN GJIKNURIBASHKEKRYETAR I KOMISIONIT TE REFORMES, PSFatkeqësisht ky proces u ndërpre për arsye të pandemisë, tani nuk shoh ndonjë arsye serioze për tu ndërprerë, sepse është një proces neutral politik dhe nuk ka të bëjë as më qeverinë, as me opozitën ka të bëjë me rregullat e lojës, ku në fund të fundit dhe opozita dhe mazhoranca do të testohen përpara qytetarëve. Kështu që unë dua ta mbyll duke i bërë thirrje opozitës dhe duke shpresuar që ata të marrin vendet e tyre për të vazhduar negociatat,RUDINA HAJDARIBASHKEKRYETARE E KOMISIONIT TE REFORMESJavën e kaluar mazhoranca dhe opozita ranë dakord që reforma zgjedhore të përfundojë brenda 31 majit, por prishja e teatrit mëngjesin e së dielës duket se ka vështirësuar procesin e uljes në një tavoline të PD me socialistët
Recommended