RTV Ora – PD fton shkodranët në protestë te KZAZ numër 2, Bashkia reagon për materialet zgjedhore
  • 5 years ago
#rtvora
Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka ftuar qytetarët në protestë tek KZAZ numër 2 në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme.

Ndërkohë Bashkia e Shkodrës përmes një deklarate ka reaguar për nisjen e bazës materiale drejt Qarkut të Shkodrës.

Siç kemi informuar edhe më herët KQZ-në, thotë Bashkia, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës, Kodit Zgjedhor, ligjit 139/2015 ?Për vetëqeverisjen vendore?, nuk ka funksionuar asnjëherë dhe aq më shumë pas datës 10 qershor 2019, asnjë e ashtëquajtur KZAZ në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

"Në asetet pronë dhe në menaxhim të Bashkisë së Shkodrës, me urdhër- pune, janë punonjës të administratës vendore që po vijojnë dhe do të vazhdojnë punën për administrimin dhe menaxhimin e godinave.Ndërkohë, në detyrë fuknsionale, punonjësit janë pajisur me urdhrin e punës dhe me shkresën dërguar më herët KQZ-së ku bëhet me dije se godina e Pallatit të Sportit dhe të tjera asete të Bashkisë Shkodër, nuk janë vënë në dispozicion nga qeverisja vendore për funksione të tjera".

Në këto kushte, thekson Bashkia Shkodër, këto godina nuk janë në dispozicion për depozitim të materialeve të kujtdo institucioni qofshin.

Bashkia e Shkodrës i kërkon Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të KQZ-së, për çdo kërkesë që mund të kenë për sa më sipër, ti drejtohen me shkresë institucionit të Bashkisë Shkodër.

Bashkia e Shkodrës nxit të gjithë individët dhe institucionet të zbatojnë rigorozisht Kushtetutën, Dekretin në fuqi të Presidentit të Republikës, Kodin Zgjedhor, ligjin 139/2015 ?Për vetëqeverisjen vendore?, Kartën Europiane për Autonominë Vendore.

"Sjellim në vëmendje që shkelja e tyre, ngarkon me përgjegjësi ligjore çdo individ apo instititucion".
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-fton-shkodranet-ne-proteste-te-kzaz-numer-2-bashkia-e-shkodres-reagon-materialet-zgjedhore
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
https://youtu.be/FxKf91K9aVA
Recommended