Report TV - Kukës, policia largon materialet zgjedhore nga KZAZ
  • 5 years ago
Pas tensioneve dhe situatës në Kukës ku zyrtarë të Bashisë dhe militantë të PD-së, dogjën e shkatërruan KZAZ-në numër 11 të vendosur në një palestër, policia e Rendit pas një marrëveshje me policinë bashkiake, kanë larguar materialet zgjedhore pa dhunë duke i transportuar me një furgon të policisë. Materialet zgjedhore janë kryesisht mjetet e nevojshme për të mundësuar votimin e fshehtë në një minidhomë kartoni për qytetarët. Në Kukës pati situatë mjaft të dhunshme, ku militantët dogjën gomat para KZAZ, shqyen derën e saj duke e tërhequr me kavo me kamionçinë dhe qëlluan me gurë ndaj efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodheshin brenda KZAZ-së për ruajtjen e materialeve zgjedhore.
Recommended