Report TV - Lirimi i të kërkuarit në Kukës/ Policia zhduku emrin e Naser Gashit nga çdo komunikatë
  • 5 years ago
Naser Gashi, kosovari që kërkohej nga drejtësia Shqiptare pasi ishte dënuar me 7.4 vite burgim, mundi të lirohet nga qelitë e komisariatit të Kukësit, në rrethana të çuditshhme dhe që askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë ngjarje të rëndë. Çuditërisht arrestimi i Gashit nuk është pasqyruar në asnjë komunikatë policore të brendshme dheb të jashtme, duke bërë që drejtuesit e policisë së Kukësit ta fshehin totalisht këtë ngjarje. Në komunikatën e datës 18, 19 dhe 20 tetorit 2018 policia e Kukësit nuk ka raportuar në asnjë rresht arrestimin e kosovarit të kërkuar Naser Gashi. Ky mos raportim ka ardhur edhe si pasojë e lirimit të shpejtë të Gashit nga qelia, pasi në datën 18 tetor policia e Kukësit ka ekzekutuar vendimin e lirimit të firmosur nga prokurorja Rita Gjati. Drejtuesit e policisë së Kukësit kanë çuar deri në fund urdhërin e prokurores, duke e liruar nga të gjitha akuzat Naser Gashin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht në ditën kur policia e Kukësit ishin angazhuar në operacionin për sekuestrimin e 100 kg heroinë në një fshat të qytetit të Hasit. Mirëpo kur e gjithë vëmëndja ishte përqëndruar në këtë fshat, drejtuesit e policisë së Kukësit në bashkëpunim edhe me prokurorinë kanë urdhëruar lirimin e të kërkuarit Naser Gashi.
Recommended