30 vite nga varja e Havzi Nelës, përurohet sot Shtëpia Muze e poetit në Kukës

  • 6 years ago
Në fshatin Kollovoz, fshatin e lindjes në 30 vjetorin e varjes me 10 Gusht të vitit 1988 u inagurua shtëpia, ku lindi dhe u rrit poeti martiri Havzi Nela. Shumë personalitete të njohur të penës dhe artit, politikanë, e të ftuar të shumtë morën pjesë në këtë ditë pelegrinazh tek busti, shtëpia e rindërtuar nga Bashkia Kukës dhe varri i poetit Havzi Nela.

Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu tha se kur je në burg, endrra me e madhe është kthimi në shtëpi, dhe ne sot Havzi Nelën po kthejmë në shtëpinë e tij.Në kuadër të 30-vjetorit të varjes, Bashkia Kukës, në qershor të këtij viti inaguroi edhe bustin e poetit në bulevardin "Dituria" pranë gjimnazit të Kukësit që mban emrin e poetit. Është hera e parë që nga bashkia e Kukësit realizohen veprimtari të tilla për poetin Havzi Nela të konkretizuara me ndërtimin e bustit në qytetin e Kukësit dhe rindërtimin e shtëpisë së poetit në Kollovoz.

Recommended