RTV Ora - Kukës, policia tërheq materialet nga KZAZ

  • 5 years ago
#rtvora
Ora 13: 17 Pas tensionimit të situatës Policia e Shtetit nxori nga KZAZ, nr 11 e Kukësit materialet zgjedhore.

Ora 13:00 Dy persona mbetën të lëndur nga hedhja e gazit lotsjellës para KZAZ 11 në Kukës, raporton gazetari i RTV Ora. Mësohet se policia ka hedhur gaz lotsjellës për të zbrapsur protestuesit.

Ora 12: 35 Mbështetësit e opozitës po djegin goma para KZAZ, nr 11 të Kukësit në palestrën e gjmnazit të qytetit.

Përplasje dhe gaz lotsjellës - FNSH ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ndodhej para KZAZ.

Mbështetës të PD-së, policia bashkiake kërkojnë të hyjnë në KZAZ për të larguar materialet zgjedhore në mbështetje të dekretit të presidentit, ndërkohë që policia e shtetit dhe FNSH po përpiqen ti ndalojnë.

Gazetari i RTV Ora informon se ka pasur debat mes policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit.

"Në momentin kur është tentuar të thyhet dera FNSH ka hedhur gaz lotsjellës"- informon gazetari i RTV Ora, Ervin Mehmeti.

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehi i kërkon policisë të mbështesë bashkinë dhe i bën thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje.

"Nuk mund të ketë zgjedhje pa dekret të presidentit dhe çdo veprimtari që po zhvillohet pas dekretit është e paligjshme. Kam kërkuar lirimin e ambienteve. Kërkoj nga policia zbatimin e ligjit dhe mbështetjen e bashkisë. U bëj thirrje qytetarëve për vetëpëmbajtje. Situata është e acaruar. Ministri i Brendshëm të marrë masa për zbatimin e ligjit në krah të qytetarëve. I bëj thirrje OSBE/ ODIHR të mbajnë një qëndrim"
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tension-dhe-ne-kzaz-e-kukesit-nderhyn-fnsh-perdor-dhe-gaz-lotsjelles
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended