Votohet Kodi i ri Zgjedhor 23 “opozitarë” i shkojnë në ndihmë Ramës, tensione në Kuvend
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews


Pas katër orë diskutimeve e përplasjeve Kuvendi votoi pasditen e sotme, 5 tetor, me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim, ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku përfshihet e drejta e kryetarit të rendisë deputetët në listën fituese dhe kriteret për ata që kanë më shumë mbështetje në publik. Po ashtu janë hequr koalicionet parazgjedhore.

Edhe pse kryeministri një ditë më parë do të fliste për 84 vota që do të mjaftonin për ta shndërruar në ligj, sot kanë qenë 97 deputetë që kanë dhënë votën Pro.

Perplasja
Sot në kuvend u rikthyen përplasjet e forta. Deputetja Rudina Hajdari theksoi se maxhoranca nuk respektoi vullnetin e shqiptarëve.

?Ju mashtruat. Shqipëria lulëzon në drogë në 2020. Kjo sallë e bëri që në 2001. Rinia shqiptare po degëdiset në botë. ?

Për të ndaluar votimin Hajdari tentoi të bllokojë foltoren.

Nga karrigia e tij kryeministri Edi Rama i quajti partitë e vogla ?parti pengmarrësish.?

Ndërkohë përplasjet nuk munguan as jashtë parlamentit. Deputeti Halit Valteri u ndalua nga garda për të shmangur konfliktin me Gjiknurin.

Shikoni videon:
Perplasja ne oborrin e Kuvendit e Halit Valterit dhe Damian Gjiknurit

Rama nuk ishte prezent gjatë diskutimeve por para se të hidhej në votim Kodi Zgjedhor, mbajti një fjalim: Patjetër që gjuha shqipe kocka s?ka e kocka thyen. Dhe ndryshimi mes gjuhes time dhe guhes tuaj, e imja ju thyen kockat. Pse ca e kujtoni PS-ne, nje lopë për të mbushur kovën që ju ra pa dashje?! I ra kova Lulit rrugës dhe keni ardhur të milni PS-ne.

Kujtojmë se PS ka vetëm 74 deputetë, të pamjaftueshme për të siguruar shumicën parlamentare ndaj dhe janë dashur votat e ?23 opozitarëve?.

Në një komunikim me mediat jashtë parlamentit, kryeministri Edi Rama u shpreh se, pas votës së deputetëve Kodi i ri Zgjedhor është ligj dhe i padiskutueshëm.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/votohet-kodi-i-ri-zgjedhor-19-opozitare-i-shkojne-ne-ndihme-rames/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended