Ora News - Basha vijon takimet: Paketa me 5 pika ndal rënien në humnerë
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Kryetari i PD, Lulzim Basha vijon turin e tij të takimeve me bizneset.

Ditën e sotme ai është ndalur në Tiranë dhe bisedoi e dëgjoi shqetësimet e biznesit në ?Rruga e Durrësit? dhe Rruga ?Myslym Shyri?

Sipas liderit të opozitës, qeveria nuk ka asnjë plan për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike, ndërsa premtoi se me zgjedhjen e tij kryeministër qytetarët do të kenë një derë ku të trokasin.

?Nesër me ne në qeveri do të jeni prioritet kryesor?, i tha Basha përfaqësuesit të një biznesi të vogël.

?Do t?ju lutesha si nënë. Kthejani shpresën këtij vendi. Që fëmijët tanë të ndjehen mire në vendin e tyre?, i tha një zonjë kreut të PD-së.

Përgjigja e Bashës ishte e qartë. Sipas tij, synimi i qeverisjes së re është që ?të jetojmë me nder e dinjitet në vendin tonë. Është një vend i bekuar nga Perëndia, por i mallkuar nga qeveria. Të jeni të sigurtë se do të keni një derë për të trokitur për problemet tuaja. Do bëj gjithçka të jem krah jush këto 6 muaj?.

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se ai nuk premton mrekulli, pasi premtimet për mrekulli janë gënjeshtra, por angazhohej të rikthente një qeverisje normale dhe një vend normal që nis me sipërmarrjen e vogël dhe me njerëzit punëtor të këtij vendi.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/basha-me-biznesin-ne-tirane-shqiperia-e-bekuar-nga-perendia-e-mallkuar-nga-qeveria/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended