Vasili: Batakçinjtë bëjnë sikur diskutojnë në parlament, naftëtarët kërkojnë bukën e gojës
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Teksa parlamenti diskuton mbi Kodin e ri Zgjedhor, nënkryetari I LSI, Petrit Vasili reagon lidhur me grevën e urisë së naftëtarëve në Ballsh që sot regjistroi ditën e saj të tetë.

Sipas Vasilit, në parlament ndahen miliarda për oligarlë e qeverinë, ndërs naftëtarët kërkojnë bukën e gojës.

?Ndërkohe që batakçinjtë dhe delenxhinjtë në Parlamentin shqiptar bëjnë sikur diskutojnë për Kodin Zgjedhor dhe për lloj lloj aferash. Në atë Parlament ku ndahen miliarda për oligarkë, ndahen miliarda për qeverinë që i vjedh dhe i grabit, naftëtarët vazhdojnë përditë të tëra në Ballsh të jenë në grevë urie.

Përse janë në grevë urie naftëtarët? Janë për bukën e gojës dhe për djersën e ballit të grabitur e të pa dhënë nga qeveria dhe klientët e saj që qeverisin rafinerinë në Ballsh.

Naftëtarët po luftojnë me jetën me gjithë se janë të pangrënë, janë pa mjetet minimale të jetesës, pra luftojnë për mbijetesën, ata dhe familjet e tyre, batakçinjtë dhe delenxhinjtë siç i shikoni bëjnë show në Parlament sikur përpiqen, sikur rrihen e sikur ç?po bëjnë. Pasi grabitën miliona e miliarda po bëjnë batakçillëkun për të grabitur dhe manipuluar edhe votën e shqiptarëve?, u shpreh Vasili.

Nënkryetari I LSI shprehu solidaritetin e tij dhe të parties që përfaqëson ndërsa I kërkoi qeverisë të zgjidhë këtë çështje sa më shpejt.

Solidaritet i plotë pa asnjë kufizim, politikisht por edhe me zemër për naftëtarët për sakrificën e tyre dhe për sakrificën që po bëjnë tani dhe për sakrificën e bërë në vite sepse kanë bërë punë të ndershme dhe kanë mbajtur me para të ndershme familjet e tyre të varfëra. Ndaj qeveria të zgjidhë sa më parë këtë çështje ose ndryshe do të akuzohet haptazi qartë edhe sot edhe mot, pra do të ndiqet deri në fund pra do të akuzohet si kriminele shtetërore. Pasi po shikon që njerëzit janë gati të rrezikojnë jetën dhe nuk po lëviz as gishtin.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rendohet-situata-e-grevisteve-vasili-batakcinjte-bejne-sikur-diskutojne-ne-parlament-naftetaret-kerkojne-buken-e-gojes/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended