Ora News - U zhdukën në Malësi të Madhe/ Prindërit e Klement Pepajt: Na gjeni djalin!
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Familjarët e Klement Pepajt tregojnë momentet e fundit me djalin e tyre i cili rezulton i zhdukur së bashku me dy të rinj prej së shtunës, 3 tetor 2020 në Malësi të Madhe.

?Nga ora 04:00 e mëngjesit të së dielës na erdhi policia dhe na pyeti për djalin. Nuk e dija se djali im nuk ishte në shtëpi? thotë i ati.

Ata i kërkojnë policinë të gjejnë djalin e tij një orë e më parë.

Babai dhe nëna e Klementit kanë një thirrje për ministrin Lleshaj: Na e gjeni djalin një orë e më parë. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm të vërë në dispozicion çdo mjet nga toka e ajri, të urdhërojë krehjen e zonës të dimë cfarë ka ndodhur. Nëse ka vdekur të paktën të marrim kufomën në shtëpi.

?Me thane se e ka vrare Danieli?

Babai thotë se sipas bisedave që ka dëgjuar në fshat djali i tij mund të jetë vrarë nga Danieli.

Vilsoni dhe Klementi janë kushërinj të afërt ndërsa me Danielin janë kushërinj të largët.

Telefoni i Klementit sipas të atit ka qenë i hapur deri dje në orën 16:00.

?Nuk di që kanë pasur konflikt por këta në Malësi të Madhe më kanë thënë që ka pasur konflikt. Këtu më kanë thënë që djali im, Vilsoni dhe Danieli janë përleshur. Dyshimet më të mëdha i kam tek Danieli. Sipas disa versioneve që më kanë thënë të tjerët nuk di tek kush të dyshoj tjetër? thote i ati në një prononcim për median.

Personat e zhdukur jane:
Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20.11.1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe.

Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15.01.1999,
Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17.09.1995, kusherinj me njeri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe te aferm te Vilson Çutajt.

Njoftimi i policise
?Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, ka bërë kallzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, se me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinjë) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.

Shërbimet e Policisë pas kallzimit të bërë nga shtetasi O.Ç, kanë nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/u-zhduken-ne-malesi-te-madhe-prinderit-e-klement-pepajt-na-gjeni-djalin-dyshoj-tek-dikush-qe-mund-te-m-kete-vrare/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended