Lirimi i Naser Gashit, Artan Hoxha: Trafikanti e ka çarë disa herë kufirin Shqipëri-Kosovë

  • 5 years ago
Pak ditë më parë gazeta Shqiptarja.com denoncoi skandalin e lirimit të të shumë kërkuarit Naser Gashi nga policia e Kukësit, i cili ishte i dënuar nga Krimet e Rënda në mungesë për trafik droge. Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha i ftuar në emisionin '45 Minuta' në Report Tv deklaron se Gashi u zbulua nga pala kosovare në kufi, ndërsa e ka kaluar edhe disa herë të tjera kufirin pa u pikasur.

'Historia ka nisur që në 17 tetor të vitit të kaluar. Gjatë kontrollit që ka bërë pala kosovare, ka pasur dyshime dhe ka kaluar në kontrollin e dytë dhe personi që u paraqit me mbiemrin Sajmir Bulo ishte një person i kërkuar me emrin Naser Gashi. Ndalimi është bërë nga Policia e Kosovës, pasi ka një pajisje që nuk e ka shteti jonë. Ajo pajisje identifikon që në momentin e parë nëse një dokument është i falsifikuar. Në rastin konkret policia e Kosovës e çoi në komisariatin e Kukësit. Naser Gashi e ka kaluar edhe herë të tjetra kontrollin Shqipëri-Kosovë, pa u pikasur, pasi ka dalë që pasaporta e tij është regjistruar.

Ai mbante emrin Sajmir Bulo, por pas shenjave të gishtave u identifikua si Naser Gashi. Pasaporta është e rregullt, të dhënat janë të falsifikuara. Nuk është ndërhyrë në pasaportë, por te të dhënat. Kjo ka bërë që ta çajë disa herë kufirin Shqipëri-Kosovë. Menjëherë pas ndalimit duhet të ishte njoftuar Drejtoria e Policisë së Tiranës në mënyrë që të fillonin veprimet për ta marrë. Materialet i shkuan prokurores Rita Gjati dhe ajo atë ditë ka pasur 13 procese për të paraqitur masën e sigurisë.

Në urdhrin që prokurorja ka firmosur, thotë që ky shtetas gjatë kontrollit është zbuluar se ka identitet të rremë, por gjatë kontrollit në TIMS, rezulton se ky shtetas është në kërkim dhe me kartelë të kuqe i dënuar nga Krimet e Rënda. Prokurorja thotë se nuk ka pasur dokumentin me gjurmët e gishtave, por në vendim thotë se dyshimet janë se është Naser Gashi. Atëherë, thotë ajo, nga krahasimi i gjurmëve të gishtave thotë se i përkasin Naser Gashit. Policia gjyqësore ia ka referuar prokurores për falsifikim dhe në këto kushte bëhet lirimi i menjëhershëm i Naser Gashit.

Policia e Kukësit nuk duhet ta lironte, por t' ia vinte në dispozicion të Policisë së Tiranës. Prokurorja thotë se policia e Kukësit të njoftonte policinë e Tiranës për të vuajtur dënimin. Por, urdhri i prokurores nuk ka shkuar në rrugë zyrtare, por dorazi dhe është dërguar në komisariatin e policisë dorazi dhe është bërë lirimi i Gashit. Ka pasur një urgjencë nuk gjen...duket se diçka ka çaluar. Mund të ketë paguar, mund të kenë qenë të paaftë, ka disa mundësi. Prokurorja në vendimin e vet thotë se kam urdhëruar lirimin për akuzën e falsifikimit, ndërsa policia e Kukësit duhet të njoftonte Tiranën" thotë Hoxha.

Artan Hoxha thotë se prej tre muajsh kanë nisur dy hetime për rastin, por ende nuk ka asnjë përgjegjës për këtë cështje, ndërsa shton se në momentin që është firmosur procesverbali i lirimit të Gashit, inspektori nuk ka qenë fare i pranishëm. "Ngjarja është bërë publike në 23 tet...

Recommended