Gazetari Artan Hoxha në Repolitix: Operacioni në Nikël zgjati disa orë, Flamur Haka u lirua

  • 6 years ago
TIRANË-Superaksioni i Policisë, RENEA-s dhe FNSH në Nikël të Fushë-Krujës janë tema e diskutimit në Report Tv, në emisionin Repolitix me gazetarin Denis Minga. Të ftuar janë gazetari Artan Hoxha, deputeti socialist Xhemal Qefalia, ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani dhe Pëllumb Nako.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka thënë se ndërhyrja ka qenë e mirëkoordinuar dhe operacioni ka zgjatur për disa orë. Deputeti socialist Xhemal Qefalia ka thënë se operacioni i policisë në Nikël të Fushë-Krujës vjen pas një sërë aksionesh të tjera policore, dhe numri i të arrestuarve me këtë operacion shkon në 120. Eksperti për sigurinë, Pëllumb Nako ka thënë se suksesi nuk është i policisë shqiptare, pasi statistikat flasin ndryshe. Për Nakon, rëndësinë më të madhe e ka bashkëpunimi me Italinë.

Diskutimet në studion e Report Tv

Gazetari Artan Hoxha: Operacioni i ngjashëm me aksionin në Dobraç. Nikla është zonë problematike, përveç Lutfi Hakës. Ndërhyrja ka qenë në orët e para të mëngjesit, sepse banesat kanë qenë të pajisura me kamera. Për të mos iu dhënë mundësi është bërë fikja e dritave, e njëjta taktikë si në Shkodër. Në Nikël është traditë që të gjendet armë. Operacioni ka zgjatur disa orë, policia e ka mbyllur zonën. S?ka patur rezistencë, kontrollet janë bërë në të gjitha banesat. Operacioni ka zgjatur deri në 8 e 30. Banesën e Tukut, ata që e njohin s?kontrollohet dot për 7 minuta. Ka qenë qëndrim specifik. Grupi i Niklës njihet në Tiranë. Të shkosh në varrezat e Niklës është një kodër e mbushur. Është e tmerrshme të shohësh kodrën mbushur me varre burrash, rrallë ndodh të gjesh ndonjë vdekje natyrale.

Xhemal Qefalia: Ky s?është operacioni i parë se po vijon operacioni ?Forca e Ligjit?. Sot nuk u pa vetëm kjo u shfaq në media, sepse operacioni ka zgjatur disa orë dhe ka patur bashkëveprim me të gjitha organet e tjera. Është organizuar prej kohësh, sot u konkretizua. Të gjitha materialet kalojnë tek prokuroria, për ne s?është sensacion sepse është vazhdë. Ministria e Brendshme po punon prej kohësh për t?i evidentuar. Ka 120 të arrestuar. Operacionet janë të mirëstudiuara. Vetëm shumë pak prej tyre kanë ndryshuar masën e sigurisë. Asete dhe pasuri 16 milionë euro.

Gazetari Artan Hoxha: Sapo mora vesh se kryesori që është ndaluar sot, Flamur Haka sapo është liruar.

Artan Hoxha: Intesiteti i këtyre ngjarjeve është i lartë.

Xhemal Qefalia: Operacioni ka qenë i mirëstrukturuar.

Gazetari Artan Hoxha: Gazetarët nuk shkojnë dot atje e kupton.

Xhemal Qefalia: Koordinimi i institucioneve ka qenë shumë i mirë. Zv/ministri i dikurshëm, e çonte informacionin tek zyra.

Recommended