"Xhisiela" në Repolitix, Artan Hoxha: Nuhu shiti informacionet të dosjes, ja provat e skandalit

  • 6 years ago
?Xhisiela? dhe Media ishte tema e emisionit ?Repolitix? të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv. Pas intervistës së vajzës për drejtorin e informacionit në Report Tv, Muhamed Veliu pati një valë të pazakontë histerizmi dhe shpërthimi të qarqeve opozitare ndaj Report Tv, por Xhisiela vendosi të intervistohet edhe nga dy televizione kombëtare, Top Channel dhe TV Klan, madje duke qëndruar në studio edhe me fytyrën të zbuluar, ndërsa përgjigjet që ajo dha nuk ndryshuan në krahasim me ato të dhëna 8 ditë më parë në Report TV. Për situatën e krijuar, drejtori i informacionit në Report Tv, Veliu tregoi si arriti që të kontaktonte me Xhisielën dhe kushtin që i vendosi kur pranoi që të intervistohej.

Hoxha tregon edhe kronologjinë e ngjarjes, si nisi dhe deri në momentin që Nuhu u arratis.

Në datë 21 korrik Nuhu nuk ka qenë në detyrë dhe prokurorja thotë se nuk ka qenë i gatshëm. Ra data e parë.  Në 19 korrik ka ndodhur dhuna, në 21 korrik kallëzimi, në 22 vajza bëri kallëzim në Durrës, në 25 ekspertimi i mjekësisë i jep përfundimin që vajza është dhunuar. Në 14 shtator i dërgohet një letër Presidentit, kryeministrit, drejtorit të policisë dhe prokurores, katër institucioneve, e kam parë letrën dhe m?u duk si tregime. Ditën që nisi letrën ai iku. Problemi i medias ishte se historia ishte e pa plotësuar. Institucionet, vajza dhe oficeri kanë folur. E vërteta është thënë që në momentin e parë.

Artan Hoxha

Referuar takimit të Emiljano Nuhut me kushërinjtë e djalit të deputetit, Artan Hoxha tha se ai ka shitur informacionet për dosjen, pasi i takoi ditën kur vajti për të sekuestruar pamjet e hotelit.

Ai nuk ka prova, mohoi edhe mesazhet nga Whatsapp. Ai ka shitur informacion për dosjen. Sapo ka marrë dosjen ka pasur takim dhe e ka kërkuar ky jo ata. I ka takuar ditën e parë, kur vajti për të sekuestruar pamjet e hotelit. Të bësh gjithë atë letër duhet të cosh edhe prova, pasi po të kishte, presidenti do të kishte tjetër deklaratë.

Recommended