PD: Donika Prela pjese e dosjes 339
  • 5 years ago
Teksa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të shprehet për drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Partia Demokratike i kërkon këtij organi që të verifikojë nëse Donika Prela është pjesë e dosjes 339, në kohën kur drejtonte Prokurorinë e Durrësit.

?Organet e vetingut duhet t?i japin përgjigje pyetjes: a është Donika Prela pjesë e dosjes 339, e kapur në përgjim me bandën e Avdyljave duke biseduar me kreun e bandës Astrit Avdylaj? Përgjimet e dosjes 339 janë bërë në kohën kur Donika Prela drejtonte Prokurorinë e Durrësit dhe Astrit Avdylaj u arrestua për armëmbajtje pa leje, por më pas u lirua si i pafajshëm.?

Sipas demokratëve Drejtuesja e Prokurorisë së krimeve të Rënda është në konflikt interesi pasi në muajt nëntor-dhjetor është takuar me një prej anëtarëve të këtij organi.

?KPK të konfirmojë që Donika Prela, në konflikt të hapur interesi, është takuar gjatë periudhës që ishte nën veting me anëtaren e trupës së vetingut, Valbona Sanxhaktari. i sugjerojmë të kërkojë kamerat e Sigurisë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda në muajt nëntor dhjetor.?

Opozita thotë se rasti i Donika Prelës konfirmon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është një vegël në duart e pushtetit për të mbajtur në sistem prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar. Demokratët e akuzojnë Prelën edhe për pasuri të pajustifikuar ndërsa bashkëshortin e saj për pastrim parash.

Tv Klan
Recommended